Blog

Te jesh nje Executive Hunting ne Shqiperi

by hireme in Career Advice 25/11/2017
1. Sa nevoje ka tregu shqiptar per rekruter profesionist?

Sot tregu i punes ka shume nevoje per rekrutues profesionist. Te qenit nje i tille nuk behesh dot vetem duke lexuar dhe studjuar pa fund. Une mendoj se duhet ta kesh ne ADN neuronin e nje rekrututesi sepse ai duhet te hyje ne boten tende, te kuptoje shume mire si mendon dhe si vepron ti ne situata te ndryshme. Ne te njejten menyre nje rekrutues profesionist duhet te depertoje thelle ne vizionin dhe misionin e nje kompanie qe kerkon te punesoje staf. Pra ne te njejten kohe nje rekrutues duhet tejete dhe psikolog, dhe perfeksionimi I tij arrihet pasi ke lexuar dhe stjuduar shume rreth botes se Burimeve Njerezore.

Sot tregu ka rekrutues profesionist dhe ata duhen konsideruar si asset I kompanise sepse politikat qe ai perpilon jane pika kyce per motivimin e stafit dhe kjo ben qe kompania mos te kete kosto shtese ne gjetjen e kandidateve te rinj, process ky qe sot eshte bere nje sfide me vete .

2. Kush jane problemet me te medha qe hasin Kompanite sot, per gjetjen e nje stafi profesionist?

Problemet qe hasin kompanite e sotme jane te shumta per gjetjen e nje stafi profesionist dhe solid. Ketu nuk duhet vene gishti vetem te njera pale, por te dyja palet si kompania dhe kandidati duhet te gjejne nje rruge te mesme per te negociuar oferten me te mire.

Po jua anilizoj si me poshte:

Problemet kryesore qe kane Kompanite sot fillojne qe nga pjesa kur detyrojne punonjesit te punojne shume kohe jashte orarit pa te drejten e pages apo zevendesimin e kesaj dite ne nje dite pushimi. Disa te tjera negociojne per nje pakete financiare X me kandidatin dhe me pas kur nenshkruhet kontrata “ nuk e mbajne premtimin e dhene” dhe i ofrojne nje pune totalisht tjeter me detyra totalisht ndryshe nga ato qe jane ne kontrate.

Nuk respektojne skemen e bonuseve qe i eshte premtuar kandidatit kur ai arrin targetin e vendosur nga kompania. 

Keto e shume arsye te tjera, bejne qe kandidatet te humbin besimin te kompanite qe u ofrojne nje vend pune dhe si pasoje nuk aplikojne per pozocione vakante.

Nga ana tjeter, problemi thelbesor qe haset te kandidatet eshte qendrueshmeria e tyre ne nje vend pune. Sot kandidatet sapo ju ofrohet nje oferte pune me e mire e pranpjne ate duke mos vene ne balance investimin qe kompania aktuale mund te kete bere per ta, apo benefitete e tjera qe ka perfituar nga kjo kompani.

Ka kandidate qe nuk respektojne deadline, nuk respektojne hirearkine ne pune. Sot duhet te kuptojme qe kur jemi ne orar zyrtar pune duhet te permbushim detyrat tona deri ne fund sepse per kete paguhemi.

Pra te dyja palet kane pergjejgesi ne kete rastAjo qe keshillohet eshte gjetja e nje rruge te ndermjetme ku te dy palet tem und te perfitojne. 

3. Ju si nje “gjahtare profesionistesh” mendoni se tregu shqiptar ka nevoje per sherbimin tuaj dhe pse?

Tregu dhe sidomos Kompanite kane shumenevoje per te bashkepunuar me Kompanine e Punesimit HIRE ME, kjo per shume arsye.

Kontraktimi i kompanise se punesimit lehteson shume punen nje kompanie ne kerkim te stafit sepse vete kompania kursen kohe te cilen mund ta shfrytezoje per dicka tjeter te vlefshme ne pjesen e saj strategjike.

Kompania HIREME, zoteron nje database shume te gjere kandidatesh te te gjitha profileve dhe niveleve te punes cka do te thote qe nese ju kontraktoni kompanine per te ndermjetesuar punesimin e stafit tuaj, ekziston nje propabilitet shume i madh qe ju te takoni kandidate shume te kualifikuar te cilet nuk do te mund ti takonit nese do te kishit bere vete procesin e rekrutimit.

Nje parim baze qe kompania jone ka eshte KONFIDENCIALITETI.

Ne jemi shume strikte ne kete pike dhe asnjeemer kandidati nuk behet publik pa konfimimin e tij. Kjo ben qe kandidatet qe aplikojne te ndjehen me shume komode qe te dergojne CV e tyre kompanise se punesimit ku cdo e dhene ruhet me fanatizem dhe nga ana tjeter sidomos kandidatet qe jane ne marredhenie pune stepen per te aplikuar te adresat e kompanive pikerisht per arsye se duan qe aplikimi i tyre te mbetet konfidencial deri ne fund.

Kompania HIRE ME gjithashtu ben te mundur dhe mbledhjen e referencave per cdo kandidat qe shkon ne shortlist.

Pervec kesaj, pika jone me e forte eshte HEADHUNTING, nje sherbim ky qe nevojitet kryesisht per pozicionet ekzekutive ku ne jemi negociatoret me te suksesshem me kandidatet me profsioniste qe ka tregu sot.

4. Per ata qe po lexojne kete interviste, cilat jane strategjite e testimit qe nje intervistues mund te bej?

Ka shume te tilla por ajo qe une do te keshilloja per te gjithe kandidatet qe duan te jene te suksesshem ne nje intervist pune eshte pikerisht te qenit te sinqerte, te vendosur dhe mjaft kreativ ne pergjigjet tuaja. 

Askush nuk do t’ju gjykoje per pergjigje te tilla, te pakten jo pozicionet vakante nga Kompanite serioze.

5. Nje keshille per te gjithe profesionistet gjithçkaberes?

BEJ ATE QE DO DHE DI TE BESH ME MIRE SEPSE TE QENIT GJITHCKABERES NUK SJELL PROGRESS NE JETEN TUAJ PROFESSIONALE, POR REGRESS